Aksident në Vlorë, makina përplas një fëmijë

20 Dhjetor 2020, 12:42 | Përditesimi i fundit: 2020-12-20 12:42:15

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Vlorë, në vendin e quajtur Bishti Kalldrëmit. Makina tip Ford ka goditur një fëmijë. Fëmija është nisur drejt spitalit rajonal të Vlorës dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e saj. Ende nuk ka detaje mbi rrethanat se si ka ndodhur aksidenti.