Aksident në Vlorë, makina përplas rëndë drejtuesin e biçikletës

19 Nëntor 2019, 15:17

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Rrugën Transballkanike në Vlorë, ku një makinë ka përplasur një person që udhëtonte ma biçikletë.Si pasojë e kësaj përplasje, drejtuesi i biçikletës është transportuar me urgjencë në spitalin e Vlorës.

Makina që ka përplasur biçikletën është tip 'Mercedes Benz', me targa VL 4450 C. Ndërkohë në vendin e ngjarjes ka shkuar policia të cilët po hetojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe shkaqet e aksidentit.