Aksident në Vlorë, makina përplaset me motorin! Dyshohet për një të plagosur në gjendje të rëndë

24 Prill 2021, 21:00 | Përditesimi: 24 Prill 2021, 21:00

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në Vlorë, ku dyshohet se ka mbetur i plagosur rëndë një person. Aksidenti ka ndodhur në zonën e plazhit të vjetër në Vlorë, ku janë përplasur një automjet tip "Smart" me një motor.

Për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije. Ai është dërguar në spital ku dyshohet se ndodhet në gjendje të rëndë. Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, ndërsa policia ka nisur hetimet.

r.k./Shqiptarja.com