Aksident në Vlorë, shoferja përplas me makinë këmbësoren

22 Tetor 2018, 09:05 | Përditesimi: 22 Tetor 2018, 09:18

VLORË- Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën transballkanike, ku një makinë tip "Renault" ka përplasur një këmbësore.

E aksidentuara është dërguar në urgjencë drejt spitalit të Vlorës, ku edhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilët po hetojnë për të zbuluar shkaqet e aksidentit. 

b.ha./Shqiptarja.com