Aksident në Vorë, 2 persona të plagosur

24 Shtator 2020, 13:05

Një aksident rrugor është regjistruar mesditen e sotme (24 shtator) në afërsi të Vorës.

Një automjet është përplasur me bordurën anësore.

Si pasojë është plagosur shoferi dhe jë pasagjer të cilët janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Policia ka shkuar në vendngjarje për të bërë zbardhjen e plotë të aksidentit.