Aksident në Yrshek, kamioni përplas për vdekje këmbësorin

9 Tetor 2018, 15:56

TIRANË- Një aksident me vdekjen e një përsoni ka ndodhur pak çaste më parë në Yrshek. Një kamion ka përplasur për vdekje një këmbësor, i identifikuar si Ali Fuçia, 65 vjeç, që po kalonte rrugën. 

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur grupi hetimor dhe forcat policore kanë shoqëruar në komisariat shoferin e kamionit me iniciale A. Sh..

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Informacion Paraprak

Më datë 09.10.2018, rreth orës 14:16, në rrugën dytësore në Yrshek, mjeti tip “kamion” me drejtues shtetasin A. Sh., ka aksidentuar me pasojë vdekjen e menjëhershme një këmbësor të gjinisë mashkull ende të paidentifikuar.

Shërbimet e Policisë dhe drejtuesi i mjetit, shtetasi A. Sh., ndodhen në vendngjarje, po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore dhe proceduariale.