Aksident/ Përplasen dy 'Benz'-a, tre të plagosur në Fushë Krujë

1 Nëntor 2019, 19:19

Një tjetër aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në vend në autostradën Milot-Fushë Krujë në afërsi të Thumanës. Dy makina tip 'Benz' janë përplasur me njëri tjetrin duke lënë tre të plagosur, të cilët janë dërguar me urgjencë te spitali i Traumës në Tiranë. Gjendja e të plagosurve nuk dihet por sipas dëshmive të para njëri është në gjendje të rëndë. Shkak i aksidentit është futja kundravajtje e 'Benz'-it me targa Shkodra, ndërkohë që policia vijon hetimet.