Aksident rrugor në aksin nacional Pogradec-Korçë, makina përplas për vdekje këmbësorin

24 Janar 2021, 22:19

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të diele në aksin nacional Pogradec-Korcë, në afërsi të fshatit Bucimas.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se një mjet ka përplasur një këmbësor dhe për pasojë ky i fundit ka ndërruar jetë.

Policia në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Paraprakisht mësohet se aksidenti të ketë ndodhur si pasojë e motit të keq që ka përfshirë juglindjen e vendit.