Aksident rrugor në Korçë, makina shkatërron derën e hekurt dhe përfundon në oborrin e shtëpisë mes luleve

31 Maj 2020, 18:02

KORÇË- Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të diele në qytetin e Korçës, ku disa kanë mbetur të plagosur. Burime për Report Tv bëjnë me dije se dy makina janë përplasur me njëra- tjetrën dhe njëra prej tyre ka përfunduar në oborrin e shtëpisë, mes luleve. Gazetarja e Gladiola Hoxha sjell foto nga aksidenti ku shihet që makina që makina është mes murit gjigant të krijuar nga lulet.

Goditja ka qenë shumë e fortë aq sa makinat kanë thyer dy pemët që ishin të mbjella në trotuar, është çarë dera prej hekuri duke bërë që një nga makinat të përfundojë në oborrin e shtëpisë. Dëshmitarët në vendin e ngjarjes ngrenë si problematikë lëvizjen me shumë shpejtësi të makinave dhe motorrëve në këtë aksi, ku mbi të gjitha shprehen se nuk ka asnjë kontroll policior.