Aksident te Kthesa e Patosit, del nga rruga 'Porsche'! Shoferi 29 vjeçar përfundon në spital

1 Qershor 2022, 14:54

Një aksident automobilistik ka ndodhur mesditën e kësaj të mërkure në aksin rrugor Patos-Fier në vendin e quajtur Kthesa e Patosit. 29-vjeçari që po drejtonte automjetin tip 'Porsche' ka dalë nga rruga. Për pasojë është lënduar vetë i riu, i cili është dërguar në spitalin rajonal të Fierit për trajtim mjekësor.