Aksident te rrethrrotullimi i TEG-ut, humb jetën një person

6 Qershor 2019, 22:40

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme, si pasojë e të cilit ka humbur jetën një person.

Aksidenti ka ndodhur te rrethrrotullimit të TEG-ut, ku dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën nga ku humbi jetën 67-vjeçarja e identifikuar si N.B.

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë parakalimi i gabuar, por policia po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti.