Aksident tek Rruga e Elbasanit, 'ML'-ja përplas motoçikletën, lëndohet rëndë një person

10 Shkurt 2019, 20:16 | Përditesimi i fundit: 2019-02-10 20:27:03

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele te "Rruga e Elbasanit" në kryeqytet. Ka qenë një automjet tip "Benz ML" që ka përplasur një motoçikletë pranë kryqëzimit të Liceut Artistik. Report Tv ka siguruar pamjet e këtij aksidenti, ku siç duket i plagosuri ndodhet i shtrirë në rrugë. Në vendin e ngjarjes ka mbërritur një autoambulancë që ka bërë shoqërimin e të lënduarit drejt spitalit, ku mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë.