Aksident tragjik në Fier/ Benzi ‘futet nën rrotat’ e kamionit, humb jetën 30-vjeçari

27 Janar 2021, 08:17 | Përditesimi: 27 Janar 2021, 08:19

FIER- Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure, ku një i ri ka humbur jetën. Ngjarja ka ndodhur orës 06:20, në aksin rrugor Fier-Patos, në vendin e quajtur "Portëz".

Mësohet se makina ku po udhëtonte 32-vjeçari është përplasur me kamionin, duke i marrë tragjikisht jetën. Viktima është identifikuar si Klement Basha 30 vjeç, banues në Fier, ndërsa shoferi i kamionit Bardhi Spahia është shoqëruar në Komisariat dhe po kryhen veprimet procedurale. 

Report Tv sjell pamje nga vendi i ngjarjes ku shihet që përplasja ka qenë shumë e fortë, saqë ‘Benzi’ ku udhëtonte viktima është shkatërruar plotësisht.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

b.ha./Shqiptarja.com