Aksident tragjik në Fushë Krujë! Tre të vdekur dhe një i plagosur rëndë

18 Mars 2020, 20:52 | Përditesimi i fundit: 2020-03-18 20:57:13

Tre persona kanë humbur jetën nga një aksident tragjik mbrëmjen e sotme në Fushë Krujë, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur rëndë dhe po transportohet në Spitalin e Traumës në Tiranë për mjekim të specializuar. Aksidenti ka ndodhur autostradën Milot-Fushë Krujë në afërsi të fshatin Borizanë.