Aksident tragjik në Gjirokastër, shpejtësia i merr jetën 34-vjeçarit

11 Nëntor 2019, 12:28

GJIROKASTËR- Një tjetër aksident tragjik është shënuar në mesantën e mbrëmshme në rrugën e lagjes "Gërhot" (në afërsi të rrugës nacionale (Gjirokastër-Tepelenë). Si pasojë e këtij aksidenti ka humbur jetën J.L 34 vjeç, banues në Gjirokastër dhe ka mbetur i plagosur drejtuesi i makinës tip 'Benz', E.H., 33 vjeç, banues në Gjirokastër, i cili ndodhet në spital.

Sipas policisë aksidenti ka ndodhur si pasojë e shpejtësisë tej normave të lejuara, që ka bërë humbjen e kontrollit dhe më pas përplasjen me një mur në krahë të rrugës. Ndërkohë pas aksidentit në vendngjarje shkoi grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të rëndë.Gjithashtu në mesnatë një tjetër aksident me pasoje vdekjen e një 17-vjeçari ndodhi në Tiranë pranë rrethrrotullimit të TEG-ut. Po ashtu të shtunën pak para mesnatës nga një aksident tragjik ku u pranishëm 5 të rinj, humbën jetën 2 vajza të reja.