Aksident tragjik në Greqi, trajleri vë para mjetin e shqiptarëve, 2 të vdekur

9 Maj 2018, 14:00 | Përditesimi: 9 Maj 2018, 21:20

Një aksident tragjik me vdekjen e dy shqiptarëve ka ndodhur në Greqi. Mediat fqinje raportojnë se viktima kanë mbetur shqiptarët e moshës 65 dhe 60 vjeç, si dhe është plagosur rëndë vajza 34-vjeçare e këtij të fundit, të cilët janë përplasur nga një trajner, teksa po lëviznin me mjetin e tyre.

Në mjetin e tonazhit të rëndë ndodhej një shtetas grek 64-vjeçar, i cili ka qenë nën efektin e alkoolit, kur ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka përplasur dy makina të tjera. Ngjarja tragjike ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm, ndërsa policia greke ka vënë në pranga shoferin e trajnerit.

b.ha./Shqiptarja.com