Aksident tragjik në Kalimash, makina del nga rruga, një i vdekur dy të plagosur

12 Gusht 2020, 15:56

Një aksident me pasojë vdekje e një personi ka ndodhur në autostradën Kalimash-Morinë.  Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur "Shkodra Beton", ku një mjet tip "Golf", ka dal nga rruga.

Për pasojë ka humbur jetën një shtetas ende i paidentifikuar, ndërsa janë plagosur dhe dy të tjerë, ku njëri ndodhet në gjendje të rëndë.

Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Kukësit, ku po marrin ndihmë mjekësore.

Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor ku po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.