Aksident tragjik në Laprakë, shoferi i dehur thotë se makinën e drejtonte pasagjeri (që ndërroi jetë)!

7 Mars 2020, 13:43

TIRANË - Një përplasje e fuqishme mes dy automjeteve ka rezultuar fatale për një person i cili ndërroi jetë. Aksidenti u shënua pak para mesnate, rreth orës 23:50 në zonën e Laprakës, në rrugën "Dritan Hoxha". Një automjet i drejtuar nga nje person që ishte i dehur, 30-vjeçari A.Çoku, u përplas me një tjetër automjet që drejtohej nga personi me inicialet A.S.