Aksidentet në sezonin Veror, policia apel shoferëve: Moderoni shpejtësinë

3 Gusht 2018, 18:11

Policia Rrugore ka shtuar masat për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë sezonit turistik veror 2018, por kërkojnë të rrisin vëmendjen e drejtuesve pas aksidenteve të tre ditëve të fundit, vetëm dje katër të tillë me katër të vdekur e tre të plagosur. Drejtor i Policisë Rrugore, Mithat Tola në një deklaratë për shtyp këshilloi shoferët  të moderojnë shpejtësinë, të evitojnë sjelljet e rrezikshme në rrugë si parakalimet e gabuara dhe manovrat e papërshtatshme.

“Bashkëatdhetarëve turistë që ndodhen me pushime në vendin tonë të marrin kohën e duhur për pushim dhe udhëtim, sidomos kur janë familjarisht në udhëtim me mjetet e tyre, të evitojnë përdorimin e pijeve alkoolike”, sqaron polica.

Policia Rrugore ka evidentuar faktin së në aksidentet me pasojë të evidentuara ditët e fundit, janë përfshirë këmbësorë ndaj apelon që ata  të respektojë me korrektësi rregullat e qarkullimit; të kalojnë në vijat e baradha dhe mbikalimet, pasi edhe nga vëzhgimet e patrullave të Policisë Rrugore në rrugë urbane dhe interurbane, shumica e këmbesoreve nuk i respektojnë ose i respektojnë pjesërisht normat e sjelljes në rrugë. 

“Në qendrat e banuara dhe në zonat rurale një tjetër kategori drejtuesish mjetesh të përfshirë në aksidente, janë edhe drejtuesit e çiklomotoreve. Shërbimet e Policisë Rrugore po vazhdojnë kontrollet për këtë kategori mjetesh, me synim evidentimin e atyre shtetasve që i drejtojnë pa lejedrejtimi përkatëse, që nuk vendosin kaskon mbrojtëse. Tërheqim vëmendjen e grupit të çiklomotoreve që janë të punësuar për llogari të bareve dhe restoranteve – duke kërkuar nga pronarët e subjektve, plotësimin e kushteve për këta drejtues, kasko dhe veshje reflektuese të personalizuara konform kërkesave të legjislacionit shqiptar”,- apelon policia.

Gjatë muajit Korrik 2018, Policia Rrugore ka arrestuar 101 drejtues mjeti për drejtim mjeti në gjendje të dehur, 164 drejtues automjetesh për drejtim pa leje drejtimi.