Aksidenti, ja si 'fluturoi' makina mbrëmë në Vlorë, pamjet nga kamerat e sigurisë

31 Janar 2019, 09:05 | Përditesimi i fundit: 2019-01-31 09:15:07

VLORË- 12 automjete të parkuara janë përplasur nga një makinë në rrugën Transballkanike në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur pak minuta para mesnatës së të mërkurës kur automjeti tip "Benz" me targa AA 272 RB ka humbur kontrollin duke përplasur makinat e tjera. Shkak i humbjes së kontrollit dyshohet shpejtësia e lartë.

Nga aksidenti mbeti i plagosur drejtuesi i mjetit tip 'Benz', i cili është dërguar në spitalin Rajonal të Vlorës. Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendgjarje dhe po hetojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.