Aksidenti ku vdiq 22-vjeçarja në Kamëz, 'arrest shtëpie' për shoferen e 'Smartit'! Të rejat, kunata

8 Dhjetor 2020, 19:18

Jepet masa "arrest shtëpie" për Denisa Dokun, 19 vjeçaren e cila po drejtone makinën tip "Smart" kur ndodhi aksidenti fatal të shtunën (5 dhjetor) në rrugën "Demokracia"  në Kamëz, që i mori jetë 22 vjeçares pasagjere, Alida Spahiu.

Masa 'arrest shtëpie' i është dhënë me kushtin e heqjes së patentës deri në përfundim të hetimit gjyqësor. Prindërit e vajzës që ka ndërruar jetë deklaruan në gjykatë se nuk duan që Denisa të ndiqet penalisht. 19 vjeçarja e cila ndodhet në spital pasi mori plagë nga aksidenti, sipas dëshmisë së familjarëve është kunata e Alida Spahiut.