Tiranë. Golfi përplaset me 'Benzi'-in te Rruga e Durrësit, përfundon mbi trotuar, një e lënduar

2 Gusht 2018, 17:37 | Përditesimi: 2 Gusht 2018, 17:41

Një "Benz" dhe një "Volkswagen" janë përplasur këtë pasdite në Tiranë në Rrugën e Durrësit. Një nga makinat e përfshira në aksident, tip "Volkswagen Golf" ka kapërcyer mbi trotuar edhe ka goditur pemën. Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga "Shqiptarja.com", automjeti ka pësuar dëmtime në pjesën e parakolpit.

Për pasojë ka mbetur e lënduar një grua e cila është transportuar me ambulancë në drejtim të QSUT. Mësohet se ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 

b.ha./Shqiptarja.com