Aksidentohet ambulanca, përplaset me bordurat e rrethrrotullimit të Bishtit të Zhurit

8 Dhjetor 2020, 14:39

Një autoambulancë që udhëtonte nga Tirana drejt jugut është përplasur në orët e para të mëngjesit me bordurat e rrethrrotullimit të Bishtit të Zhurit në Rrogozhinë.

Mesa duket shpejtësia e madhe dhe lodhja kanë bërë që drejtuesi i saj të kalojë mbi rrethrrotullimin dhe të përlaset me barrierat e hekurta përballë.