Aksidentoi për vdekje italianin, rrëfehet 24-vjeçarja shqiptare: U përpoq të më përdhunonte

5 Janar 2019, 19:03

E reja shqiptare 24-vjecare, Aurela Perhati e cila u arrestua këtë të premte nga policia italiane me akuzën e vrasjes së 53-vjeçarit Italian, Massimo Garrita, ka dhënë së fundi dëshminë e saj ku tregon se gjithçka ka ndodhur për vetëmbrojtje, pasi viktima kishte tentuar ta përdhunonte.

Sipas mediave italiane, bëhet e ditur  se gjatë mbrëmjes së të mërkurës shqiptarja është marrë në pyetje për rreth 6 orë ku Perhati ka rrëfyer versionin e saj të ngjarjes.

Duke e konsideruar një histori tragjike dhe fatkeqe, mësohet se avokati Luca Amerio, ka raportuar versionin e rrëfyer prej 24 vjeçares shqiptare. Bëhet e ditur se 24-vjeçarja shqiptare ka treguar se nuk e njihte më parë Massimo Garrittan e se rreth orës 18:45 të 31 dhjetori ka pranuar ta shoqërojë me makinë.