VLORË- Aksion antidrogë në lumin e Vlorës dhe Vlorë qytet.28 persona janë arrestuar për trafikim të lëndëve narkotike dhe kultivim.
Rrjeti ka qenë në survejim prej disa kohësh dhe policia lokale ka arritur të sekuestrojë një sasi të konsiderueshme kanabis. Sakaq, operacioni vijon ende në kontrollin e disa bazave dhe banesave në të cilat policia lokale dyshon se mund të gjejë elementë që ndihmojnë hetimin.
Për të gjithë të ndaluarit tashmë janë prerë urdhër arrestet e posaçëm.
Bilanci i operacionit
40 urdhër arreste
28 të arrestuar
2 të shpallur në kërkim
5 arrest shtëpie
5 detyrim paraqitje.
Sasi narkotikësh dhe 2 armë në banesa të ndryshme.
Aksioni ka nisur rreth orës 3.00 të mëngjesit.
Urdhër arrestet janë ekzekutuar gjatë natës deri mëngjesin e sotëm dhe janë prerë me urdhër të prokurorisë së Vlorës dhe kërkesë të policisë gjatë të premtes dhe të shtunës. Hetimi me metoda speciale dhe përgjime ambientale.
