Aksion blic në Elbasan, Tiranë, Durrës, Shkodër! RENEA, FNSH dhe Shqiponjat 'rrethojnë' vendin, kontrolle dhe në lokale

20 Shkurt 2020, 23:18

Operacione blic për goditjen e veprimtarive kriminale dhe lojërave të fatit dhe janë duke u zhvilluar njëkohësisht në qarqet kryesore të vendit në atë Tiranës, Elbasanit, Durrësit, Beratit dhe Shkodrës. Forcat RENEA të mbështetura nga disa grupe të FNSH, forcat "SHQIPONJA", oficerë të krimeve të rënda gjithashtu dhe sektorit të krimit ekonomik po zhvilloj një aksion blic për të goditur grupet kriminale që veprojnë në këto qarqe, ku janë shoqëruar disa persona dhe janë lëshuar disa urdhër ndalimi. Persona të shoqëruar ka në qytetin e Tiranës dhe Elbasanit, ndërsa aksioni është ende në zhvillim e sipër.