Aksion në Shkodër përqendrohet në tregje për 'abuzuesit' me çmime! 60 efektivë në terren

15 Mars 2020, 14:46

16 pika kontrolli me 60 efektivë kanë dalë në terren për të kontrolluar shoferët që nuk respektojnë shtetrrethimin. Deri më tani situata paraqitet e qetë, të vetmet që lëvizin janë biçikletat, karakteristikë e këtij qyteti. Një postbllok është vendosur edhe në Shirokë, e cila ditën e djeshme u "pushtua" nga njerëzit për ditë vere, për të ndalur pikërisht grumbullimin e madh të njerëzve. Ditën e sotme i gjithë aksioni është përqendruar në tregje, për shkak se ka pasur denoncime për rritje çmimesh. Kontrolle ka pasur edhe në lokale, por deri më tani nuk rezulton që të kenë thyer rregullin.