Aksion për pastrimin e Fierzës, autoritetet: Duhen mjete të posaçme, aksionet vullnetare nuk mjaftojnë

16 Maj 2020, 18:50

Pas kronikave të transmetuara në Report tv për ndotjen e Fierzës me mbetje plastike e spitalore, autoritetet vendore kanë ndërhyrë duke ndërmarrë një aksion pastrimi. Për pastrimin e liqenit janë angazhuar punonjës të bashkisë dhe të qarkut të Kukësit.  

Abdulla Domi,Kryetar i Këshillit të Qarkut, tha se pastrimi me aksione nuk mund të jetë zgjidhja përfundimtare për këtë problem të trashëguar ndër vite.