TIRANE - Mëngjesin e sotëm në zonën e Astirit ka nisur aksioni për shembjen e 25-30 objekteve mes tyre dyqane dhe banesa. Policia e Shtetit ka devijuar trafikun në zonë për të garantuar mbarëvatjen e aksionit të IKMT. Trafiku është devijuar nga rrethrrotullimi i Astirit deri tek ish-sheshi Shqiponja, ndërkohë që automjetet kalojnë në rrugën që lidh zonën e Astirit me Mëzezin.
Mësohet se mbrëmjen e djeshme ka pasur edhe një takim të kreut të Policisë së Shtetit Ardi Veliu me shefat e komisariateve për të dhënë udhëzime për mbarëvatjen e aksionit të sotëm.Deri më tani janë shembur 41 objekte në total në lotin e parë (ish-sheshi Shqiponja).