Aksion policie në kohë karantine/ 'Audi' nuk i bindet urdhrit për t'u ndaluar, uniformat blu ndjekje si në filma

19 Prill 2020, 16:20

Duke qenë se kjo e diel përkon me karantinim total në çdo cep të Shqipërisë, si masë parandaluese të përhapjes së COVID-19, pothuajse të gjitha makinat që lëvizin ndalohen nga policia për kontroll. Por ky automjet nuk i është bindur urdhrit. Fillimisht, mjeti është ndjekur nga një motor police dhe më pas në ndihmë të tij ka shkuar edhe furgoni i policisë.