TIRANË- Gjatë aksionit të policisë të 24 orëve të fundit janë gjobitur 729 persona.
Sipas deklaratës së policisë, janë gjobitur 67 drejtues mjetesh, të cilët qarkullonin në korsitë e rezervuara për shërbimin publik dhe ato të biçikletave;
26 drejtues mjetesh, të cilët vazhdonin lëvizjen ndonëse sinjalizimi i semaforit e ndalonte atë;
13 drejtues mjetesh, të cilët mbanin fëmijët nën 12 vjeç, të papajisur me sisteme fiksimi;
56 drejtues mjetesh, duke përdorur aparatin celular gjatë drejtimit të mjeteve.
Gjithashtu, janë vendosur 567 masa të tjera administrative për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.