Aksioni humanitar me ushqime e ilaçe, 11 500 familje ndihmohen çdo ditë në Tiranë

7 Prill 2020, 18:28 | Përditesimi i fundit: 2020-04-07 18:56:31

Aksioni humanitar për të ndihmuar familjet në nevojë dhe pensionistët e vetmuar me pako ushqimore, medikamente dhe shërbime të tjera vijon çdo ditë. Vullnetarët e Bashkisë së Tiranës kanë shkuar derë më derë për t'u ardhur në ndihmë të gjitha familjeve në nevojë dhe pensionistëve të vetmuar, me paketa ushqimore.