Aksioni i 27 Prillit 2019 në Shkodër, policia zbulon arsenal armësh në një shtëpi të pabanuar

9 Maj 2019, 10:21

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, të Komisariatit të Policisë Shkodër të  mbështetura dhe nga FNSH Shkodër, kanë organizuar dhe zhvilluar operacionin policor të koduar “Luarëz”.

 

Gjatë operacionit Policia ka ushtruar  kontrolle në disa banesa, ku gjatë kontrolleve është marrë informacion  për një arsenal armësh që mund të ishin të fshehura në banesë në pronësi të  shtetasit G.S., në të cilën nuk banonte njeri.

 

FNSH-ja dhe Policia e Shkodrës pas marrjes së masave për rrezikshmërinë që mund të kishte ky kontroll, pasi dyshohej se aty mund të ishin fshehur autorët, ka ushtruar kontroll në banesën e shtetasit  G.S, ku ka gjetur dhe sekuestruar   një armë ushtarake të rëndë  Granat-hedhës (blind shpues), silenciator, radio policie, rreth 700 fishekë luftarakë, krëhëra me fishekë kallashnikovi, dy telefona dhe një targë motoçiklete.