Aksioni kundër lojërave të fatit, shkon në 184 numri i të shoqëruarve në të gjithë vendin

21 Shkurt 2020, 08:21

Operacioni kundër veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit, përveç Tiranës, Elbasanit, Durrësit, Beratit, Fierit dhe Shkodrës është zhvilluar edhe në Korçë, Pogradec dhe qytete të tjera.

Forcat RENEA të mbështetura nga disa grupe të FNSH, forcat "Shqiponja", oficerë të krimeve të rënda gjithashtu dhe sektorit të krimit ekonomik zhvilluan mbrëmjen e djeshme deri në orët e para të ditës së sotme një aksion blic për të goditur grupet kriminale që veprojnë në këto qarqe, ku janë lëshuar disa urdhër ndalime.