Akti normativ për çmimet/ Alibeaj në Komisionin e Ligjeve: Si jua ka shpjeguar 'ministresha' urgjencën, përdoren kritere politike për bizneset që ndihmohen financiarisht?

1 Qershor 2022, 11:01 | Përditesimi i fundit: 2022-06-01 15:48:37

Një akt normativ është miratuar nga Këshilli i Ministrave për kushtet e nevojës së emergjencës dhe shkon në ndihmë të bizneseve që sigurojnë mallra me shumicë. Qëllimi është për përmbajtjen e rezervave në cdo situatë të paparashikueshme dhe shteti po ndërhyn me garanci në kuadër të huamarrjes së bizneseve nga bankat. Gjatë diskutimit në Komisionin e Ligjeve, Enkelejd Alibeaj ngriti disa pyetje ndërsa pati një diskutim të shkurtër me Klotilda Bushkën pasi iu referua Ministres së Ekonomisë si "ministresha".