Akti normativ për kompensimin e çmimeve të ndërtimit, Ministrja e Financave: Pjesë e paketës anti-krizë, përfitojnë 300 kompani

30 Qershor 2022, 11:46

Ibrahimaj tha se nga ky akt do të përfitojnë 300 kompani ndërtimi. Ajo theksoi se ky akt është pjesë e paktës anti-krizë sepse çmimet e ndërtimit janë rritur ndjeshëm. Ministrja shprehet se ta mbështesin sektorin e ndërtimit pasi muajt e fundit ka pasur ngadalësim, duke theksuar se qeveria duhet të garantojë rritje ekonomike. Sipas Ibrahimajt, ngadalësimi në sektorin e ndërtimit prek investimet në infrastrukturë por edhe procesin e rindërtimit, prandaj duhet ndërhyrë pasi rindërtimi është prioritet.