Akti Normativ/ Shtohet optimizmi, Qeveri pritshmëri më të mëdha për rritjen ekonomike! Rriten me 44.1 mln euro të ardhurat e vitit 2021

17 Prill 2021, 15:19

#reportTV #lajmeshqip #lajme Recesioni ekonomik poshtë pritshmërive të institucioneve vendase dhe të huaja, rritja e të ardhurave në tremujorin e parë të këtij viti, si dhe vaksinimi, duket se kanë rritur optimizmin e qeverisë për ecurinë ekonomike të këtij viti. Brenda 4 muajsh buxheti i shtetit për vitin 2021, është ndryshuar tre herë, dhe në çdo rishikim është bërë më shumë optimist. Nga buxheti fillestar i miratuar në dhjetor të 2020, deri më tani objektivat për të ardhurat janë shtuar me 44.1 milionë euro. Konkretisht nga 484.1 miliardë lekë që ishte fillestari ka arritur në 489,526 miliardë lekë. Me rishikimin e parë që u bë në muajin shkurt të ardhurat u rritën me 3.4 miliardë lekësh për të financuar, dhe burimi kryesor nga do të mblidheshin këto para ishin nga të ardhurat nga TVSH-ja. E njëjta situatë është edhe me rishikimin e fundit ku janë rritur pritshmëritë për më shumë para nga tatimi mbi fitimin me 600 milionë lekë, akciza me 400 milionë lekë, tatimi mbi pagën 200 milionë lekë, nga fondet speciale pritet të mblidhen 800 milionë lekë më shumë, se parashikimi fillestar. Praktikisht me këto ndryshime të bëra Ministria e Financave pret të rritet punësimi, të përmirësohet tregtia si dhe të rikuperohet aktiviteti i bizneseve. Nga ana tjetër edhe shpenzimet janë rritur edhe shpenzimet me 44.1 milionë euro nga buxheti fillestar, me synim realizimi i investimeve të listuara si prioritare si dhe për të financuar pasojat e pandemisë COVID-19.