Aktivistë të shoqërisë civile protestë për memorialin Turk

20 Gusht 2019, 17:07

Një protestë është zhvilluar ditën e sotme nga aktivistë të shoqërisë civile, të cilët janë kundër memorialit turk, të vendosur tek Kodrat e Liqenit, në nder të viktimave të grushtit të shtetit më 15 korrik 2016 në Turqi.

Fillimisht ka pasur një marshim nga Kopshti zoologjik deri tek Kodrat e Liqenit, aty ku vazhdoi dhe protesta, ku aktivistë, avokate, e qytetarë, mes tyre dhe Sazan Guri, kane mbajtur fjalën e tyre.

Kjo protestë u shoqërua dhe nga një incident, ku një nga aktivistët pati një përplasje me policinë. Pas incidentit, ata qëndruan dhe pak minuta dhe më pas u shpërndanë.