Aktivistët e FRPD-së që mbajtën pankartat 'Rama ik' para ndeshjes Shqipëri-Francë

20 Nëntor 2019, 20:24

 

TIRANE-  Thirrja 'Rama ik' në stadiumin Air Albania në nisje të ndeshjes Shqipëri Francë, ka qenë një lëvizje e dirigjuar nga Forumi Rinor i Partisë Demokratike.  Të rinjtë që mbajnë në duar pankartat me gërmat që formonin thirrjen Rama Ik, slogan ky i opozitës joparlamentare, kanë postuar edhe foto në rrjetet sociale duke pranuar se kjo ishte një vepër e tyre.

Mësohet se ata janë: Darvin Zalla, Gentjan Gjonaj, Mariglend Doçi, Jetmir Premçi, Bledjan Leka, Hajredin Ismaili, Oligert Musta dhe Oleg Hanku.