Aktivisti: Po përgatitemi për tubim madhështor, SPAK hetime ose përplasje civile

22 Maj 2020, 20:54 | Përditesimi i fundit: 2020-05-22 20:55:43

Pedagogu Ervin Goci u shpreh se pas Durrësit sot, nesër do të shkojnë në Shkodër për të mbledhur firmat për peticionin për të ndërtuar teatrin sikur ishte, aty ku ishte. Ai paralajmëroi se aleanca po përgatitet për një tubim të madh, por kishte edhe një paralajmërim për SPAK-un. "Po përgatitemi për një tubim madhështor për themelet e teatrit dhe kësaj republike, filozofia e sheshit. SPAK të bëjë punën se kjo do të shkaktojë përplasje civile" tha ai.