Aktivistja e emigrantëve në Itali: Të paktën 11 shqiptarë viktima nga Covid-19!

13 Prill 2020, 21:51

Pasojave të rënda nga virusi vdekjeprurës Covid-19 nuk u kanë shpëtuar as bashkëatdhetarët tanë në Itali, mes të cilëve faqtkeqësisht ka të infektuar dhe viktima. 

Aktivistja për të Drejtat e Emigrantëve në shtetin fqinj, Sonila Alushi, tha se nuk ka të dhëna zyrtare për numër shqiptarësh të infektuar ose të vdekur, por ajo ka deklaruar se të paktën 11 persona nga Shqipëria kanë humbur betejën me Covid-19.