Aktorët e Teatrit të Prishtinës këndojnë këngën e shfaqjes më të duartrokitur për sezonin

29 Mars 2020, 14:38

Artistët e Teatrit Kombëtar të Kosovës gjatë këtyre ditëve që gjenden të vetizoluar në shtëpitë e tyre kanë zgjedhur që të këndojnë për publikun këngën hyrëse edhe përmbyllëse të shfaqjes “Karnavalet e Korçës” me regji të Altin Bashës. Kënga e udhëhequr nga Trimor Dhomi, prezantohet me shumë dashuri nga të gjithë artistët nga karantina.

Ndërsa, pjesa hyrëse e këngës u këndua në një video të përbashkët nga artistët në Ditën Botërore të Teatrit (27 Mars), për shkak se shfaqja “Karnavalet e Korçës” ishte parashikuar që të ngjitej në skenë në këtë datë.

Artistët që këndojnë janë: Ilire Vinca, Luan Jaha, Qendresa Kajtazi, Ernest Malazogu, Muhamet Zeka, Ermal Sadiku, Ylber Bardhi, Molikë Maxhuni dhe Besart Sllamnik.