Aktorët korçarë, skeç për karantinën, plot batuta e humor për situatën e krijuar nga Covid -19

17 Prill 2020, 14:39

Aktorët e Teatrit “ A. Z. Çajupi”, të Korçës qëndrojnë në shtëpi për t’u mbrojtur nga Coronavirusi,  por ata dinë të realizojnë shfaqje të bukura duke mbajtur distancën pas dyerve të mbyllura, e duke punuar për sezonin e shfaqjeve online. Një nga shfaqjet më të  bukura që është realizuar këto ditë është një skeç kushtuar situatës së Covid 19 interpretuar nga Guri Koço, Albano Prodani, Vjollca Prodani e Aleks Prodani!

Teatri i Korçës “Andon Zako Çajupi” i drejtuar nga Zamira Kita po mundohet të jetë sa më aktiv me shfaqjet online, ku nuk mungojnë interpretimet e gjinive të ndryshme, që nga teatri, tek poezia e sidomos humori, për të cilin shqiptarët e mbyllur në karantinë kanë më shumë nevojë se kurrë. Një ngjarje e veçantë është përfshirja për pak çaste në këtë skeç e aktores Vjollca Prodani, që njihet si një aktore e shkëlqyer e humorit shprehen për të kolegët e saj.