Aktori Muharrem Hoxha tregon telefonatën e fundit me Koço Devolen: Shqipëria humbi një artist me zemër të madhe

8 Nëntor 2020, 11:27

Aktori i njohur Muharrem Hoxha në një lidhje telefonike për Report Tv ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të kolegur të tij, humoristit të madh Koço Devole.

Ai  e quan këtë një lajm të kobshëm, pasi thotë se Shqipëria humbi një aktor me zemër të madhe

"Është lajm i dhimbshëm. Koço Devole është aktor i përmasave jashtëzakonisht të mëdha. i kishte të gjitha. Aktor regjisor prezantues, ka bërë gjithë ato koncerete, na ka ofruar afër... E humbi familja po e humbi edhe Shqiperia. Ky brez nuk vjen më. Njeri i ëmbël shumë paqësor. Mbi të gjithë artist me zemër të madhe.

Jemi mbushur plot, ishalla se zgjasim shumë sepse spo  e mbaj dot. E kam dashur jashtë mase ashtu sikurse të tjerët. E dija se ishte pa qejf e merrja në telefon dhe i thoja do kalosh. E më thoshte ishalla.

Nushëlloj të shoqen, vajzën  djemtë dhe të gjithë njerëzit e tij. Ka humbur një akto i paparë.

Me Covid ishte keq u bë më mirë pastaj u kthye përsëri. Kam pyetur doktorët e më thanë se Covid e kaloi por sëmundja tjetër e ka rënduar.

Unë jam rrit në duar të atyne, Fadil Hasës, Koço Devole. Edhe tani që ishte te fiksi i bënte gjërat me finesë. Aktor i madh. Faleminderit shumë se jam i mbushur", tha ai.