Aktori Shkëlqim Jaupi surprizon nga karantina, interpretim brilant i vargjeve të Petrit Rukës

16 Prill 2020, 19:27

Aktorët e qyteti të Korçës këto ditë të karantinimit përcjellin online tema dhe ide interesante dhe të kuruara me kujdes. Dikush  krijon humor në karantinë, dikush reciton poezi të zgjedhura nga poetët më të njohur shqiptarë.

Një nga aktorët e njohur Shkëlqim Jaupi ka zgjedhur një nga poezitë më brilante të poetit të njohur Petrit Ruka, e cila i dedikohet gruas dhe është një himn për domosdoshmërinë e saj në jetën e çdo burri. Duke qenë se për recitimin e kësaj poezie të njohur janë përpjekur shumë aktorë, Shkëlqim Jupi sjell një nga interpretimet më të rralla poetike.