Aktorja e teatrit 'Migjeni' Rita Gjeka: Teatri është prishur pa firmën por me udhëzimet e Edi Ramës

23 Maj 2020, 18:48

Aktorja gjithashtu edhe drejtoresha e tetarit migjeni, Rita Gjeka ka falenderuar të gjithë aktorët që qëndruan aty për dy vite e gjysmë duke e mbrojtur Teatrin. Ajo tha se është shembur pa firmën e Edi Ramës, por me udhëzimet e tij.

"Ju falenderoj që keni ardhur për të mbrojtur një kauzë që ka të bëjë me shpirtin e njeriut. Falenderoj ata që mbrojtën Teatrin edhe për ne për 2 vite e gjysmë kur ne hanim e pinim në shtëpitë tona. Edi Rama që duket si i zoti është burri më burracak. Tetari është prish pa firmën e tij por vetëm me udhëzimet e tij, ai e di se i ka me i ardh marre nesër prej fëmijëve të vet me thënë që kam prish Teatrin. Iu shoftë fara Edi Ramës!", tha Gjeka.

    No videos found.