Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, AKU ka bllokuar 2 konteinerë me mish nga Brazili. Në total, ngarkesa ka qenë rreth 50.2 tonë, që sipas njoftimit nga analizimi i monstrave ka patur prezencë salmonele. Kjo është sasia e disatë që kapet nga autoritetet shqiptare brenda pak muajsh. Vetëm gjatë këtij viti, AKU ka sekuestruar 130 tonë mish të ardhur nga Brazili.