AKU bllokon dy biznese në Korçë, kushte të papërshtatshme të higjenës

7 Shtator 2019, 18:56 | Përditesimi: 7 Shtator 2019, 18:56

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon kontrollet në të gjithë vendin edhe në këtë fund-sezoni,  që të garantojë sigurinë ushqimore.

 Nga kontrollet e kryera nga Drejtoria Rajonale e AKU Korçë u konstatuan tre subjekte që ushtronin aktivitetin në kundërshtim me kërkesat ligjore.  Një subjekt me aktivitet tregtie në Leskovik-Kolonjë, ushtronte aktivitetin në kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare, ku mungonin analiza e ujit të pijshëm, librezat shëndetësore të punonjësve dhe kontenierët e mbetjeve. Për shkeljet e konstatuara, trupa inspektuese i vuri gjobë me vlerën 300,000 lekë dhe ndërprerje e menjëhershme e aktivitetit deri në plotësimin e mangësive të konstatuara.

r.k./Shqiptarja.com