AKU vepron në Kukës, tregtarët në protestë: Nëse s'na plotësohen kërkesat, do të mbyllim aktivitetet

11 Dhjetor 2018, 14:56

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, ka marrë një sërë masash ndaj tregëtuesve të mishit në Kukës. Gjatë kontrolleve, AKU-ja ka gjobitur dhe konfiskuar mishin në disa thertore, gjë që ka bërë që tregtarët të ngrihen në protesta kundër gjobave.

"Nga vendosja e gjobave është bërë i pamundur ushtrimi i aktivitetit. Kërkojmë hapjen e një thertorje në një pikë të përshtatshme që nuk i cënon ekonomikisht. Nuk do të pranojmë asnjë grup kontrolli deri në plotësimin e kërkesave. Nëse nuk plotësohen kërkesat tregtarët thonë do të mbyllim përfundimisht aktivitetin,”-bëjnë me dije pronarët e thertoreve.

Ndër të tjera, tregtarët nga Kukësi bëjnë me dije se ata nuk kanë një thertore të licensuar dhe tregtaret e mishit janë të detyruar të kryejnë therjet në Lezhë ose Tiranë.

Nga aktivitetit i tyre janë të varur çerdhet, kopshtet dhe disa institucione publike si Policia dhe Burgu.