'Akullore si dikur', festa vjen përsëri në qytetin bregdetar

18 Gusht 2019, 17:37

"Akullore si dikur" është bërë traditë për qytetin bregdetar të Durrësit. Sot është festuar për të dytin vit në sheshin "Liria". Në festë ka qenë pjesëmarrës ministri i turizmit, Blendi Klosi bashkë me kryetaren e bashkisë Durrës Valbona Sakon.

Sheshi "Liria" është pushtuar nga shumë qytetarë, fëmijë, të rinj apo të moshuar, që të provojnë kënaqësinë e akullores. Sheshi është zbukuruar me drita për të pritur vendasit dhe të huajt për festën. Sipas postimit të Bashkisë Durrës, festa është një mënyrë për të shfaqur traditën dhe për tu takuar më njerëzit.